Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme do të sjellin në vendin tonë alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë orëve të paradites. Por në orët e mesditës dhe në vijim vranësirat do të drejtohen drejt zonave malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10 °C deri në 33°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./tvklan.al