Sipas MeteoAlb, deri në mesdite, vendi ynë paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të dukshme do të jenë në zonat malore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.

Duke ju afruar mesditës dhe në vijim pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu dhe dëbore në zona të thella ndërsa në ndikimin e motit të vranët mbetet vetëm juglindja e territorit. Orët e vona të natës sjellin zhvillim të vranësirave dhe reshje të dendura shiu e dëbore në të gjithë territorin.

 Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim  mbi 6  ballë./tvklan.al