Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën më të madhe do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku zonat bregdetare do jenë në mbizoterimin e kthjellimeve. Ndërsa në zonat malore vranësirat do të bëhen më të dukshme gjatë mesditës dhe pasdites.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat nga 17°C deri në 39°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë. /tvklan.al