Sipas MeteoAlb diell dhe temperatura relativisht të larta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës.

Këto kushte atmosferike do të mbeten deri orët e vona të pasdites kur në veri-verilindje dhe juglindor shfaqen vranësira të lehta.

Edhe orët e natës mbeten me mot të kthjellët. Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë gjatë mëngjesit por rënie të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga 19°C deri në 38-39°C.

Era do fryjë mesatare paradite por forcohet pasdite duke arritur shpejtësi mbi 45 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë./tvklan.al