Sipas Meteoalb, vendi ynë vijon në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës dhe Peshkopisë me -6°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 12°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /tvklan.al