Parashikimi i motit 2 Korrik 2022




Parashikimi i motit 2 Korrik 2022

08:00 02/07/2022

Sipas MeteoAlb, depërtimi i masave ajrore me origjinë afrikane do të diktojë në vendin tonë sërish mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë gjithë paradites por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat paraqiten në ekstremin verior duke rrezikuar rrebeshe shiu.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det  me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë. /tvklan.al










Të ngjashme