Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike mbeten prezente në vendin tonë, duke sjellë dominim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore.

Por vranësira të pakta dhe reshje të karakterit lokal do të ketë në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesdite duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 17°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 39°C.

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Tv Klan