Ultësira Perëndimore dominohet nga moti i kthjellët, por kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në Lindje dhe Juglindje të vendit. Gjatë pasdites vranësirat zhvillohen në zonat kufitare Lindore duke sjellë shira të izoluar ndërsa vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten me 1 – 2°C në orët e mëngjesit dhe mesditës, duke bërë që ekstremumet termike të variojnë nga 14 në 35°C. Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior. Në det vijon dallgëzimi mbi 2 ballë.

/tvklan.al