Parashikimi i motit 20 Maj

Parashikimi i motit 20 Maj

07:59 20/05/2020

Sipas MeteoAlb, në pjesën e parë të ditës vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, ku zonat veriore do të jenë me reshje shiu. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat e shumta dhe reshjet e shiut do të përfshijnë edhe pjesërisht zonat Qëndrore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 14°C, ndërsa vlera maksimale do te shënohet në qytetin e Sarandës me 31°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimin 3 ballë. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo