Sipas MeteoAlb, territori shqiptar deri në mesditë do të mbetet me vranësira të shumta dhe reshje në të gjithë vendin. Por orët në vijim përmirësojnë gradualisht kushtet e motit, duke i spostuar vranësirat përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 14°C.              

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzimin 4 – 5 ballë. /tvklan.al