Parashikimi i motit 20 Shtator


Parashikimi i motit 20 Shtator

08:00 20/09/2020

Vendi ynë do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në ultësirën perëndimore në pjesën e parë të ditës. Por në vijim vranësira do të shtohen në zonat malore, duke krijuar mundësi për reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al





Të ngjashme