Shqipëria do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, më të theksuara në zonat qëndrore dhe jugore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira më të theksuara në zonat jugore, ku priten rrebeshe afatshkurtër shiu.

Temperaturat e ajrit mbeten në vlera të pandryshueshme në orët e para të ditës dhe deri në mesditë, duke bërë që ekstremumet ditore të variojnë nga 12 deri në 33 apo 34 gradë Celsius. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 1 ballë. /

tvklan.al