Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në zonat bregdetare dhe në zonën e ulët.

Por në shtrirjen lindore të vendit tonë, vranësirat do të jenë më të dukshme.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.  /tvklan.al