Sipas MeteoAlb masat ajrore nga veriu i Afrikës kanë sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe të nxehtë. Gjithashtu gjatë orëve të pasdites shfaqen kalime vranësirash të lehta në zonat verilindore dhe juglindore. Të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike mbeten dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit janë rritur në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 14°C deri në 36°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë./tvklan.al