Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të përfshihet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje të pakta në territor, ku në pjesën më të madhe reshjet do të jenë në shira.

Ndërsa në zonat Veriore dhe Juglindore do të ketë shfaqje të reshjeve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 12°C.

Era do të fryjë në tokë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 48 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.  /tvklan.al