Sipas MeteoAlb, kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore verilindore dhe juglindore duke rrezikuar momente të shkurta me shira. Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veri- veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 2 ballë./tvklan.al