Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu, ku më të dukshme reshjet do të jenë në zonat jugore. Por orët e mbrëmjes do të përmirësojnë gradualisht kushtet e motit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 9°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 27°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 – 55 km/h nga drejtimi verilindor-veriperëndimor duke krijuar dallgëzimi 5 ballë./tvklan.al