Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë Shqipërinë. Më të dendura paraqiten në zonat malore, përgjatë kufirit lindor. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë dukshëm kushtet e motit, duke larguar vranësirat dhe dominim të kthjellimeve në territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por mesdita ruan vlera konstante, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C deri në 23°C në. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

/tvklan.al