Shqipëria do të vijojë nën mbizotërimin e kthjellimeve si dhe vranësirave të herë pas hershme gjatë paradites. Duke iu afruar mesditës do të kemi një shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë në zbritje në orët e para të ditës deri në mesditë. Vlera minimale do të regjistrohet në Pukë 2 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale 19 gradë Celsius në Lezhë.

Era ka fryrë mesatare me një shpejtësi 30 kilometra në orë në drejtimin kryesisht juglindor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzimi 2-3 ballë. /tvklan.al