Parashikimi i motit 21 Prill

Parashikimi i motit 21 Prill

08:30 21/04/2019

Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në të gjithë vendin. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat jugore-juglindore, por pa reshje.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonën e ulët, por shira të dobët priten në juglindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes, por rënie të lehtë sjellin orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./tvklan.al

Të ngjashme
UKT