Bregdeti dhe zonat e ulëta vijojnë të mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta. Por vranësira më të shpeshta shfaqen në zonat malore, përgjatë kufirit lindor. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë deri vonë pasdite, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por rritje të lehtë sjell dhe mesdita duke variuar nga -3°C deri në 19°C, maksimumi në zonat perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim dy ballë.

/tvklan.al