Sipas MeteoAlb, moti i qëndrueshëm do të mbetet gjatë gjithë ditës në territorin shqiptar, duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në pjesën më të madhe të vendit. Por mbrëmja shton vranësirat në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 15°C.                   

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzimin 4 ballë. /tvklan.al