Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave në vend ku zonat veriore dhe zona të izoluara në qendër të vendit rrezikohen nga momente me pika shiu.

Pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim të dukshme të motit duke bërë që kthjellimet të dominojnë në një pjesë të mirë të territorit. Gjatë natës i gjithë vendi karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mesdita do të ruaj vlera konstante duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë. /tvklan.al