Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Por orët vijuese shtojnë vranësirat duke sjellë reshje të pakta shiu në zonat Jugore dhe Juglindore të territorit shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.  /tvklan.al