Sipas MeteoAlb, zonat bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët gjatë gjithë ditës.

Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të parashikohet të ketë herë pas here kalime të pakta vranësirash, por pa rrezikuar reshje shiu në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior duke krijuar dallgëzim 2 ballë. /tvklan.al