Sipas MeteoAlb, gjatë paradites vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët kryesisht në ultësirën perëndimore. Por pas mesditës parashikohet që zonat malore dhe të ulëta të kenë kalime vranësirash të lehta.

Ndërsa sërish mbrëmja dhe orët e natës largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në Republikën e Shqipërisë. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por nuk ndryshojnë në mesditë  duke u luhatur nga 14°C në zonat malore deri në 35°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë  në tokë por mesatare në det duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi  veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë./tvklan.al