Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por gjatë pasdites dhe në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në vend, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me 7°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 27°C.             

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë. /tvklan.al