Bregdeti dhe zonat e ulëta dominohen nga kthjellime dhe vranesira të shpeshta, por me vranësira dhe shira mbeten zonat verilindore ku në lartësinë mbi 1200 metra do të ketë reshje të pakta dëbore. Pasditja dhe në vijim mbeten me kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit vijojnë rënie në të dy ekstremumet duke shënuar vlera negative në zonat verilindore -1 gradë Celcius, ndërsa mesdita do të shënojë deri në 22 gradë Celcius.

/tvklan.al