Pjesa e parë e ditës mbizotërohet nga kthjellimet në të gjithë vendin, ndërsa pjesa e dytë e ditës sjell kalime vranësirash në zonat malore dhe të ulëta duke lënë Ultësirën Perëndimore në ndikimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por rënie të lehtë sjellin orët e mesditës duke u luhatur nga 14°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatare deri në mesditë, por pasditja forcon ndjeshëm atë në brigjet detare duke arritur shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Për pasojë në brigjet detare krijohet dallgëzim 4 ballë./tvklan.al