Sipas MeteoAlb do të vijojë i ftohti siberian në vendin tonë duke kushtëzuar; mot kryesisht të qëndrueshëm.

Për pasojë; orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ndërsa gjatë pasdites vranësirat bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje mbetet situata problematike e ngricave në akset rrugore nga temperaturat disa gradë nën zero në të gjithë zonën lindore.  

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi permanent verior duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./tvklan.al