Sipas MeteoAlb vijon moti i qëndrueshëm në vendin tonë, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese gjatë pjesës së parë të ditës. Por pasditja dhe mbrëmja i bëjnë vranësirat të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -5°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 15°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 2-3 ballë./tvklan.al