Sipas MeteoAlb, gjatë gjithë ditës territori shqiptar paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant.

Përjashtim bëjnë zonat malore verilindore dhe juglindore, të cilat do të kenë herë pas here vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale ku mëngjesi shënon 13°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 36°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi verior-veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2 ballë./tvklan.al