Sipas MeteoAlb, pritet rritje e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe të ngohtë përgjatë gjithë paradites.

Ndërsa orët e pasdites sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe juglindore duke gjeneruar shira të përkohshëm ku herë pas here në juglindje do të jenë në formë rrebeshi.

Ndërkohë, situata termike do të sjellë rritje të temperaturave në vlerat minimale por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale deri në 22°C vlera maksimale në rang territori e cila do të shënohet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijujar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3  ballë. /tvklan.al