Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën më të madhe do të jetë me vranësira të dendura të dendura të cila do sjellin reshje shiu dhe reshje dëbore në Lindje dhe Verilindje të vendit.

Por pasditja përmirëson gradualisht kushte e motit duke i zhvendosur vranësirat e shumta dhe reshjet drejt zonave malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -4°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 15°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Veri-Lindor – Veri-perëndimor duke krijuar dallgëzimin 5 ballë. /tvklan.al