Vijon ndikimi i masave ajrore të nxehta mbi vendin tonë, duke diktuar mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat malore.

Sipas MeteoAl, temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale, por dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 15°C mëngjesi deri në 40°C mesdita.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë./tvklan.al