Parashikimi i motit 23 Shkurt



Parashikimi i motit 23 Shkurt

08:00 23/02/2021

Sipas MeteoAlb, Ultësira Perëndimore në pjesën më të madhe të ditës do të mbizotërohet nga kthjellimet.

Ndërsa shtrirja lindore pritet të ketë herë pas here prezencë të vranësirave kalimtare, të cilat më të dukshme do të jenë në orët e pasdites, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al






Të ngjashme