Shqipëria do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Më pas kthjellimet fuqizojnë të gjithë territorin shqiptar, ndësa në orët e pasdites vranësira lokale shfaqen në zonat qëndrore dhe në zonat jugperëndimore, por pjesa tjetër do të mbetet në kushtet e një moti të kthjellët.

Temperaturat do të mbeten konstante në orët e para të ditës, por një rritje të lehtë sjellin orët e mesditës, duke ruajtur maksimumin në 33 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 28 km// në drejtimin verior duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë.

/tvklan.al