Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të dominohet nga moti i kthjellët.

Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat e lehta të shfaqen në territor, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore, ndërsa bregdeti mbetet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.  /tvklan.al