Sipas MeteoAlb, do të ketë një tërheqje të kësaj vale si edhe freskim të menjëhershëm të motit.

Megjithatë, kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat veri-verilindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Parashikohet që edhe gjatë natës moti të jetë i qëndrueshëm, ku kthjellimet do të mbizotërojnë por vranësirat mbeten të pranishme në të gjithë vëndin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 17°C deri në 37°C.

Era do të fryjë mesatarsisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.  /tvklan.al