Sipas MeteoAlb, vlerat e ulëta barike do të diktojnë motin në vendin tonë duke sjellë në Shqipëri alternime kthjellimesh dhe vranësirash për gjatë gjithë 24 orëshit.

Pritet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara, ku të dukshme reshjet parashikohet të jenë në verilindje dhe Juglindje të territorit shqiptar në formën e dëborës.

Mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në pothuajse gjithë vendin tonë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35  km/h nga Verilindore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./tvklan.al