Sipas MeteoAlb, vendi ynë paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, të cilat gjatë paradites do të jenë të fokusuara në zonat lindore. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -4°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit dhe Lezhës me 16°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor-juglindor duke krijuar në det dallgëzimi mbi 3 ballë./tvklan.al