Paraditja në Shqipëri do të jetë me reshje të shpeshta. Por në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu me intensitet mesatar, në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore do të ketë dëborë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 80 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në det dallgëzim 7 ballë./tvklan.al