Sipas Meteoalb, Shqipëria do të vijojë me kthjellime dhe me temperatura të larta, por në pjesën e dytë të ditës, do të kemi kalime vranësirash në zonat malore lindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e para të ditës deri në mesditë, duke ruajtur maksimumin në 39 gradë celsius.

Era do të fryejë mesatare me një shpejtësi 35 km/orë me drejtim kryesisht veriperëndimor dhe kjo do të bëjë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të kemi dallgëzime 2-3 ballë. /tvklan.al