Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por parashikohet që vranësirat të shtohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë reshje shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në Lindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 8°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 28°C.

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimi 3 ballë. /tvklan.al