Sipas MeteoAlb, e gjithë vija bregdetare dhe zonat e ulëta paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta ndërsa me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra kthjellimesh do të jetë moti në zonat malore.

Në ekstremin juglindor pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira afatshkurtër. Orët vijuese sjellin përmirësim të dukshëm të motit edhe në këto zona duke bërë që kthjellimet të jenë prezente.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por një rritje të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e lehtë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgëzim 2 ballë. /tvklan.al