Parashikimi i motit 24 Shkurt

Parashikimi i motit 24 Shkurt

08:00 24/02/2020

Kushtet e qëndrueshme atmosferike vijojnë të jenë prezente në vend, duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë gjatë paradites, por pasditja sjell vranësira të lehta, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -1°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 17°C.       

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzimi mbi 3 ballë./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi