Parashikimi i motit 24 Shkurt



Parashikimi i motit 24 Shkurt

08:00 24/02/2021

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar në pjesën më të madhe do të jetë në dominimin e motit të kthjellët gjatë paradites dhe mesditës. Ndërsa orët vijuese do të sjellin shfaqje të kalimeve të lehta të vranësirave në zonat veriore-verilindore dhe në Juglindje të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 19°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë./tvklan.al







Të ngjashme