Parashikimi i motit 24 Shtator

Parashikimi i motit 24 Shtator

08:20 24/09/2019

Vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme në të gjithë territorin gjatë pjesës së parë të ditës, ku më të theksuara paraqiten në zonat veriore – qendrore.

Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime. Orët e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke rikthyer kthjellimet në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C mesdita.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT