Sipas MeteoAlb, kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijojnë të jenë prezente në vendin tonë, duke bërë që vranësirat të sjellin reshje afatshkurtra shiu gjatë paradites.

Por pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë përkohësisht motin në territor.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.  /tvklan.al