Moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të dendura në orët e para të ditës në veri e verilindje, ku priten shira të përkohshëm si dhe shfaqet dëborë në majat e maleve.

Pasditja largon vranësirat gradualisht nga territori, përjashtuar ekstremin jugor, ku vranësirat mbreten prezente.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm, me 5-6 gradë në zonat e ulëta dhe bregdet, por rënie me 8-10 gradë në zonat malore, duke luhatur ekstremumet në rang territori nga 4 deri në 26 gradë.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë gjatë ditës, me shpejtësi maksimale 70 km/h nga verilindja ndërsa në det vijon dallgëzimi 5-6 ballë

./tvklan.al